COVID dhe shëndeti mendor, shtohen telefonatat drejt linjave të ankthit dhe depresionit

20 Nëntor 2020 | 06:13

Pandemia e COVID-19 duket se ka shkaktuar edhe një gjendje të rënduar mendore te qytetarët në përgjithësi. Kjo tregohet në numrin e dyfishuar të telefonatave në linjat që merren me dëgjimin e çdo lloj informacioni nga persona të ndryshëm që kanë nevojë të komunikojnë me dikë.

“Gjatë vitit shkollor 2019-2020 kemi pasur 3.000 persona, dyfishi i vitit të kaluar, që janë përpjekur të kontaktojnë me ne. Rritje të telefonatave ka pasur ndjeshëm që nga muaji mars dhe gjatë fillimit të izolimit. Gjithashtu, gjatë fillimit të vitit të ri shkollor, në shtator 2020, ne u përballëm përsëri me shumë telefonata. Rreth 40 deri 50 persona përpiqen të na kontaktojnë çdo darkë”, është shprehur Florian Tirana, student dhe president i “Nightline France”.

Izolimi që kanë vendosur shumica e shteteve europiane, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, ka detyruar qytetarët të punojnë dhe të organizojnë shumicën e veprimtarive ditore në shtëpi. Si pasojë, gjendja mendore e tyre është rënduar, duke rrënjosur te ata një ndjenjë boshllëku.

“Edhe pse nuk kam lëvizur gjatë ditës, unë nuk fle aq mirë dhe pothuajse nuk bëj asgjë. Zakonisht telefoni më tregon se kam bërë 10.000 apo 8.000 hapa në ditë, ndërsa tani kjo ka ndaluar. Ne kujtojmë si ishte jeta para pandemisë, shikojmë si është tani dhe pyesim veten nëse ka kuptim”, tregon Ines, studente arkitekture.

Studimet dhe ekspertët tregojnë se situata momentale e pandemisë ka shkaktuar një rritje të numrit të personave me ankth dhe depresion.

“Shifrat e para që kemi tregojnë një rritje të parehatisë dhe shqetësimit tek studentët, nga 21 në 30 përqind. Këto janë shifra nga një vëzhgim i jetës studentore, ku kemi një përqindje të dyfishuar të ankthit, nga 13 në 26 përqind, si dhe një rritje të depresionit nga 9 në 22 përqind”, shpjegon psikiatri Dominique Montchablon.

Treguesit në rritje të përkeqësimit të gjendjes mendore në thuajse shumicën e popullatës së kontinentit të Europës reflektojnë edhe në përkeqësimin e situatës së pandemisë. Tashmë qytetarët nuk përballen vetëm me shtim të rasteve me të infektuar dhe viktima, por edhe me një ulje të nivelit të lumturisë, si dhe vazhdueshmëri të problemeve që po shkakton coronavirusi. Megjithatë, vende të ndryshme po vazhdojnë të luftojnë, me qëllim përmirësimin e situatës së pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026