COVID, masa të reja në Itali. Në Francë, bllokada rajonale

12 Tetor 2020 | 19:47

Maskat ishin veshur nga qytetarët në çdo rrugë të Romës ditën e hënë, teksa Italia përgatitet të vendosë masa të reja, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Ministri italian i Shëndetëtsisë, Roberto Speranza deklaroi të dielën se Italia duhet të shtojë kufizimet pasi i kishte lehtësuar ato për javë të tëra, me qëllim që të shmangë një bllokadë të re kombëtare.

Më 9 tetor, vendi fqinj kaloi kuotën e 5 mijë rasteve të reja në ditë, për herë të parë që prej muajit mars dhe shifra mbeti konstante në ditët në vijim, të shtunë dhe të diel.

Vdekjet nga COVID-19 ndërkohë janë shumë më të ulëta krahasuar me peshën që pandemia kishte në muajt mars dhe prill.

Ministri Speranza deklaroi se propozoi një ndalim të festave private, si për fëmijët edhe për të rriturit, ndërsa baret dhe restorantet e Romës do t’i nënshtrohen kufizimit të orareve, për të reduktuar rrezikun e infektimit.

Masa të tjera mund të përfshijnë sportet me kontakt fizik, ku nuk mund të mbahet maskë, saktësoi ministri.

“Jam plotësisht dakord me qeverinë sepse askush s’mund të parashikojë sa keq do të bëhet situata. Ndaj është më mirë të jemi të kujdesshëm. Është shumë e thjeshtë”, thotë Carlo Giobbini Ferroni, banor i Romës.

Ndërkohë, problematike situata paraqitet edhe në Francë, ku spitalet duket se janë tejmbushur me pacientë të infektuar.

Kryeministri Jean Kasterx deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e bllokadave lokale në vend për shkak të rikthimit të infeksioneve.

“Asgjë nuk duhet të përjashtohet, kur shohim situatën në të cilën ndodhen spitalet tona”, deklaroi Castex.

Autorietet shëndetësore në Francë, kryesisht ato në Paris, deklaruan se po bëhen gati për çdo skenar, duke qenë se rastet e infektimeve vijojnë të rriten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026