COVID në Amerikën Latine, Krizë humanitare në Kili

27 Maj 2020 | 07:23

Kilienët mbushën rrugët në kryeqytetin Santiago, duke kërkuar që qeveria t’u sigurojë ndihma familjeve në nevojë, përfshirë këtu ushqime dhe lëndë të tjera bazë.

“E vetmja mënyrë që kemi që të dëgjohemi është duke bërë protesta, duke ngritur barrikada në rrugë, duke bërë rrëmujë”, thotë një protestuese.

Trazirat vijnë teksa repartet e terapisë intensive në spitale thuhet se janë tej mbushur nga fluksi i pacientëve me COVID-19.

Në vend raportohet një mesatare prej 4 mijë rastesh infektimi në ditë, 15% prej të cilëve kërkojnë trajtim spitalor. Ekspertët po i bëjnë thirrje Kilit dhe vendeve fqinje që të ndërpresin reagimet shoqërore.

“Për shumë vende të kontinenteve amerikane, tani nuk është momenti për të lehtësuar masat kufizuese, apo strategjitë parandaluese. Është momenti që ato të qëndrojnë të forta, vigjilente dhe të implementojnë masat shëndetësore publike”, deklaron Carissa Etienne, drejtoreshë e Organizatës Shëndetësore Pan-Amerikane.

Ndërkohë, Brazili ka raportuar një tjetër ditë me një numër të lartë infektimesh nga COVID-19, shifër që në tërësi po arrin në 400 mijë të prekur dhe 24 mijë e 500 të vdekur.

Gjithashtu, edhe Peruja po raporton një kuotë të lartë, shenjë se kalimi i virusit mes njerëzve në vend po përshpejtohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026