COVID në Europë, ritmet e vaksinimit ndryshojnë mes shtetesh

18 Janar 2021 | 11:23

Pas ritmeve të ulëta të vaksinimit, Franca po zgjeron grupet të cilët do të injektohen me vaksinën anti-COVID, duke shpresuar se deri në fund të muajit do të vaksinohen rreth një milionë qytetarë.

Jo vetëm personat mbi 75 vjeç do të marrin dozën e parë por të gjithë ata që cilësohen grup me rrezik të lartë sikundër dhe ata me probleme të rënda shëndetësore. Një hap i tillë është ndërmarrë pas shumë kritikave se qeveria franceze po ecën me ritme të ngadalta në procesin e vaksinimit. 

Vetëm një e katërta e një milionë njerëzve kanë marrë dozën e parë, kur tani mund të vaksinohen 6.4 milionë njerëz.

Italia fqinje ka arritur të vaksinojë një milionë banorë dhe është në fazën e administrimit të dozës së dytë të vaksinës Pfizer. Grupet prioritare janë mjekët dhe infermierët.

Shqetësimet janë shtuar në Norvegji pasi disa të moshuar humbën jetën pasi morën vaksinën. Zyrtarët kanë kërkuar që të kihet më shumë kujdes me personat që duhet të injektohen duke këshilluar kryesisht mjekët.

“Nuk jemi të shqetësuar. Nuk ka arsye që të kihet frikë nga vaksina. Duhet të jemi pak më shumë specifik me një grup të vogël pacientësh që janë të sëmurë. Në tërësi nuk shoh probleme me vijimin e vaksinimit,” – u shpreh Steinar Madsen, drejtor i Agjencisë mjekësore në Norvegji

Katedralja Blackburn në Londër po përgatitet të shndërrohet në një nga 50 qendrat e vaksinimit dhe Mbretëria e Bashkuar po zgjeron programin e saj të vaksinimit në grupet e tretë dhe të katërt pasi numri i njerëzve që morën një dozë të parë u rrit në 3.8 milion.

10 qendra të reja të vaksinimit masiv tani janë hapur në të gjithë Anglinë. Ndërsa programi rritet, statistikat vijojnë të jenë të zymta në Britani pasi çdo 30 sekonda një pacient i ri me COVID shtrohet në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026