COVID në Evropë, Britania rihap shkollat; Spanja zgjat emergjencën
Qeveria britanike është detyruar të mbrojë vendimin e saj për të lehtësuar masat kufizuese të koronavirusit në Angli. Reagimi erdhi pasi njerëzit përfituan nga temperaturat e rritura në fundjavë dhe mbushën plazhet.
“Ne mbetemi besimplotë se hapat që kemi ndërmarrë dhe që do të ndërmarrim janë të menaxhueshëm. Por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë pasi kuota e infeksionit mbetet diku mes 0.7 dhe 0.9 dhe hapësira për të bërë manovra është e kufizuar”, deklaroi Robert Jenrick, ministri për Komunitetet dhe Qeverisjen Lokale.
Krahas njoftimit se shumë njerëz që kanë qenë të mbyllur se tani mund të dalin, këtë të hënë hapen dhe shkollat fillore, por nuk dihet se sa prindër do të dërgojnë fëmijët e tyre në klasa.
“Ndoshta disa prindër nuk kanë vendosur ende për të dërguar fëmijët në shkollë, por ata do ta bëjnë këtë pasi të shohin se shumë njerëz e bënë një gjë të tillë dhe se rihapja e shkollave është diçka e sigurt”, nënvizoi Jenrick.
Ndërkohë, qeveria në Spanjë po hedh hapa më të moderuar. Edhe pse kuota e vdekjeve ka rënë në 2 njësi në 24 orët e fundit, kryeministri Sanchez po zgjat edhe njëherë gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, Estonia po udhëheq rrugën drejt lirisë së lëvizjes, duke hequr dorë nga masat kufizuese ndaj Gjermanisë dhe Austrisë, pas krijimit të javës së kaluar të së ashtuquajturës “flluska e udhëtimit” me vendet e tjera baltike.
Në Francë po bëhen përgatitjet e fundit për baret dhe restorantet që hapin dyert të martën. Së fundmi, kryeqyteti ka pasur pak vizitorë dhe vendasit kanë shijuar vetë bukuritë përgjatë Senës.
Ndërkohë, Italia regjistroi 75 vdekje, niveli më i ulët që nga nisja e bllokadës. Në Romë, në monumentin e Koloseut u projektuan ngjyrat e flamurit, për të shënuar rihapjen e tij.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta