COVID nëpër Amerikë; SHBA më të prekurat, në Brazil rritje me shpejtësi e rasteve

23 Qershor 2020 | 10:25

Brazili është kthyer në vendin e dytë, pas SHBA, që regjistron mbi 50 mijë vdekje nga Covid-19.

Të dhënat vijnë teksa në mbarë botën ka pasur një nivel të ri rekord të infeksioneve, konkretisht mbi 183 mijë raste në 24 orë, shumica e të cilëve në kontinentet amerikane.

OBSH paralajmëroi se mposhtja e virusit kërkon një përgjigje të bashkuar.

“Kërcënimi më i madh me të cilin përballemi nuk është virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lildershipit global. Nuk mund ta mposhtim këtë virusi me një botë të përçarë”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Presidenti i Brazilit është përballur me shumë kritika. Vendimi i tij kundër bllokadave dhe me fokus tek ekonomia ka qenë përçarës.

Ai thotë se rritja e numrit të infeksioneve është pasojë e rritjes së testeve, por kundërshtarët e tij s’janë dakord.

Edhe Donald Trump po nxit rimëkëmbjen e ekonomisë, por rastet e reja në mbarë vendin po shtohen më shpejt se më parë, sidomos në shtetet e Jugut dhe Miduestit.

Nju Jorku mund të ketë lehtësuar bllokadën, por atje ekziston frika e një rikthimi të virusit, sikurse ndodhi në Arizona, ku 1 në 5 persona ka rezultuar pozitiv.

Që nga rënia e epidemisë, mbi 2.2 milionë persona në ShBA janë prekur dhe mbi 120 mijë kanë vdekur, që është bilanci më i lartë në botë.

Në pjesën tjetër të Amerikave, Meksika, Peruja dhe Kili, që kanë një sistem shëndetësor të dobët, janë prekur rëndë. Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar mbi 2 milionë infeksione dhe impakti ekonomik ka qenë i fortë. Për shumë liderë, gjithçka është një zgjedhje mes jetës dhe jetesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026