COVID rrit depresionin. OBSH paralajmëron qytetarët për muajt e dimrit
Shefi i Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të premten se pret të shohë një rritje të personave që do të kenë probleme shëndetësore mendore në muajt e ardhshëm, kur të verifikohet edhe një intensifikim i pandemisë së COVID-19 në sezonin e dimrit.
Doktor Hans Kluge përsëriti në një deklaratë se pandemia globale ka çuar në një rritje të krizave mendore tek banorët e kontinentit të vjetër dhe impakti i saj ka gjasa të jetë afatgjatë.
Në një studim të kryer në 25 vende të zhvilluara gjatë valës së parë të pandemisë dhe i publikuar nga së fundmi nga Komisioni Evropian, 28 për qind e të anketuarve raportuan se kishin ndjerë depresion ose ankth.
Muajt e dimrit regjistrojnë tradicionalisht një intensifikim të problemeve mendore, me njerëzit që vuajnë nga çrregullimet emocionale sezonale, një formë depresioni që në SHBA prek 5 për qind të të rriturve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta