COVID thellon pabarazinë, bie kërkesa për profesionet bazë

15 Janar 2021 | 20:54

Numri i vendeve të punës për profesione të kualifikuara, si shkencëtarët, mësuesit dhe doktorët u rrit në BE, ndërsa ai për profesione si pastrues dhe punëtorë u kontraktua ndjeshëm, duke dhënë provë se pandemia po kontribuon në zgjerimin e hendekut të pabarazisë.

Në tremujorin e tretë të 2020-s, numri i vendeve të punë të konsideruara elementare ra me thuajse 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ai i shërbimeve dhe shitjeve me 7%.

Ndërkohë, vendet e kualifikuara të punës u rritën me thuajse 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vendet e kualifikuara përfshijnë një seri sektorësh si shkencën dhe inxhinierinë, shëndetësinë, mësimdhënien dhe teknologjinë e komunikimit dhe informacionit.

Ndërsa ato elementare përfshijnë performancën e detyrave rutinë që mund të kërkojnë punë me duar dhe përpjekje fizike, sqaroi Eurostat.

Shifrat mbështesin pikëpamjen se pavarësisht ndihmave të qeverisë, pandemia dhe kufizimet e saj po godasin punët më pak të paguara dhe rininë.

Punësimi tek të rinjtë u godit më shumë dhe ra me 2 pikë përqindje duke e çuar punësimin tek moshat nga 15 në 24 vjeç në kuotën 31.3% në tremujorin e tretë të 2020-s.

Në tërësi, 72.4% e qytetarëve të BE-së në moshë pune u punësuan në tremujorin e tretë, më pak se 73.1% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit pasardhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026