Ç’po ndodh me krizën e naftës në Britani dhe radhët e gjata në pikat e karburantit?

29 Shtator 2021 | 11:13

Një numër i madh pikash karburanti në të gjithë Anglinë kanë ngritur alarmin se po i mbarojnë rezervat e naftës dhe benzinës, duke shtyrë shumë qytetarë të bëjnë blerje të mëdha në gjendje paniku, gjë që ka shkaktuar një efekt zinxhir në shumë qytete.

Radhë të gjata makinash janë parë në disa pika karburanti gjatë ditëve të fundit në Britani dhe durimi po shuhet ndërsa shoferëve u duhet të presin me orë të tëra.

Policia ka bërë edhe disa arrestime si pasojë e incidenteve të shkaktuara në gjaknxehtësi e sipër.

Rreth 90% e pikave të karburantit në qytetet kryesore britanike mbetën pa karburant ditën e hënë, sipas Shoqatës së Shitësve të Karburantit në Angli.

Përse po thahen rezervat e karburantit?

Në fakt, rezervat e rafinerive e terminaleve të naftës në të gjithë Anglinë nuk kanë asnjë mungesë karburanti. Madje janë plot, si gjithmonë.

Problemi qëndron, se nuk ka mjaftueshëm shoferë për ta transportuar karburantin nga stacionet e depozitimit tek pikat e karburantit.

Mbretëria e Bashkuar ka një mungesë prej dhjetëra mijëra shoferësh kamioni, si pasojë e një stuhie faktorësh përfshi pandeminë e coronavirusit, një fuqie punëtore të plakur si edhe eksodin e punëtorëve të huaj menjëherë pas largimit të Britanisë nga BE-ja vitin e shkuar, me anë të platformës Brexit.

Kjo mungesë shoferësh kamioni nuk është e kufizuar vetëm tek dërgesat e naftës. Britania po vuan nga përçarje dhe vonesa të mëdha me dërgesat e ushqimit, që ka shkaktuar një rritje çmimesh teksa Krishtlindjet vazhdojnë të afrohen.

Çfarë po bën Qeveria Britanike për këtë?

Ushtria britanike mund të vihet në dispozicion për të transportuar naftën në pikat e karburantit në të gjithë shtetin, me anë të një plani emergjent.

Ministri i transportit është shprehur se kjo krizë ishte shkaktuar më së shumti si pasojë e blerjeve nën panik dhe se situata do të zgjidhej vetëvetiu.

Ndërkohë, qeveria njoftojë ditën e diel planin më të ri që do t’i ofrojë 5,000 shoferëve të huaj të kamionëve, viza të përkohshme 3-mujore.

Por liderët e biznesit dhe politikës e kanë paralajmëruar qeverinë britanike se këto plane janë vetëm një zgjidhje afat-shkurtër që nuk do ta zgjidhë një mungesë akute të fuqisë punëtore në Angli, që shtrihet përtej dërgesave të karburantit.

Ata thanë se 5,000 viza të përkohshme as nuk do ta gërvishtnin sipërfaqen e 100,000 vendeve vakante që vetëm sa janë përkeqësuar, menjëherë pasi BE u largua nga Bashkimi Europian.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026