Dalja nga pandemia, OBSH thirrje Evropës: Kujdes nga vala e dytë

27 Maj 2020 | 07:18

Dyqanet, restorantet dhe shkollat po rihapen. Palestrat, pishinat dhe parqet po zbërthejnë gjithashtu drynët dhe e njëjta gjë po ndodh me portat dhe kufijtë mes vendeve të ndryshme, për të inkurajuar turistët. Me pak fjalë, Evropa po del gradualisht nga bllokada e imponuar nga pandemia.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje të mos ndihen të vetëkënaqur.

“Ne nuk mund të supozojmë se vetëm pse sëmundja po bie në këto momente, ajo do të vazhdojë kështu. Ne do të kemi disa muaj kohë për t’u përgatitur për një valë të dytë. Sepse kjo valë mund të sjellë një kulmim tjetër. Kjo gjë ndodh gjatë pandemive, ka ndodhur në të kaluarën me pandeminë e vitit 1919 dhe me gripin spanjoll”, ka deklaruar dr. Mike Ryan, shef i operacioneve të emergjencës, OBSH.

Spanja mund të jetë duke dalë me ngadalë nga bllokada strikte, por nuk i harron jetët që humbi. Qeveria ka shpallur 10 ditë zi kombëtare për të përkujtuar viktimat e COVID-19.

Një panoramë e zymtë e jetëve që virusi ka marrë nga popullsia e plakur e vendit është rënia prej 0.27 për qind e faturimit të pensioneve në periudhën prill-maj.

OBSH thotë se distancimi social dhe larja e duarve duhet të mbeten pjesë e stilit tonë të jetesës për një kohë të gjatë. Virusi ka sjellë rite të reja sociale tek të gjithë ne.

Në Rusi, presidenti Putin po nxit kthimin në normalitet. Ai thotë se vendi ka tejkaluar pikun e infeksioneve dhe ka urdhëruar mbajtjen në qershor të paradës ushtarake që i kushtohet Luftës së Dytë Botërore.

Rusët e zakonshëm po largojnë mërzinë e bllokadës duke iu rikthyer kinemave në ambient të hapur. Një stil i mirë argëtimi për të ruajtur distancën sociale.

Por një shenjë e padëshirueshme e jetës normale është ndotja. Vija detare përgjatë Bregut të Kaltër në Francë është e mbushur me maska të hedhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026