Danimarka braktis vaksinën J&J’. OBSH apel për vendet e varfra

4 Maj 2021 | 07:25

Danimarka ka hequr vaksinën “Johnson & Johnson” nga programi i vaksinimit anti-COVID, për të hetuar efektet anësore si mpiksja e gjakut.

Vendi nordik, që ka qenë i kujdesshëm me të gjitha vaksinat, ka përjashtuar edhe “AstraZeneca” nga procesi i vaksinimit për të njëjtën arsye, pasi të dyja vaksinat kanë teknologji të ngjashme.

Ndërkohë, shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se vende të shumta, që kanë vaksinuar rreth 50% të popullsisë, po shohin një reduktim të infektimeve.

Por, ata shprehën shqetësimin për vendet që nuk kanë akses tek vaksinat, që po përjetojnë kuota të larta transmetimi të virusit.

“Aksesi tek mjetet kundër COVID aktualisht përballet me një boshllëk financiar prej 19 miliardë dollarësh dhe ne vlerësojmë se do të duhen 45 miliardë për vitin e ardhshëm për të vaksinuar të rriturit në mbarë botën. Prandaj, G7-a duhet të vihet në lëvizje”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Ish-kryeministri britanik Gordon Brown tha se duhet që vendet e G7 të krijojnë një fond prej 60 miliardë dollarësh për të ndihmuar në vaksinimin e vendeve të varfra.

Brown shtoi se G7-a duhet të zgjidhë edhe problemet me pronën intelektuale, që po mbajnë vaksinat anti-COVID pa u shpërndarë në masë të madhe.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi kundër COVID-19, avancon programi COVAX, 34 milionë doza për vendet e varfra

Lehtësimi kufizimeve në Evropë, italianët shijojnë të qetë kafenë, protesta në Holandë: Më shumë liri

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026