Danimarka mirëpret mbretin e ri/ Margrethe II i dorëzon fronin të birit, Frederik X

14 Janar 2024 | 15:33

Danimarka ka një mbret të ri pas abdikimit historik të monarkes më jetëgjatë të vendit, Mbretëreshës Margrethe II.

Mijëra njerëz u mblodhën këtë të diel në qendër të Kopenhagës për ceremoninë modeste ku 83-vjeçarja kaloi në fron djalit të saj të madh me nënshkrimin e një deklarate në parlament.

Mbreti Frederik X është tani kreu i monarkisë më të vjetër të Evropës.

Ish-princi i kurorës, 55 vjeç, më pas u shpall zyrtarisht mbret nga kryeministri në ballkonin e Pallatit Christiansborg në zemër të kryeqytetit danez.

Ndryshe nga Britania e Madhe, nuk ka asnjë ceremoni kurorëzimi në Danimarkë .

Sipas Sky News Margrethe habiti kombin prej gati gjashtë milionësh në natën e Vitit të Ri kur ajo njoftoi vendimin e saj për të abdikuar pas 52 vjetësh si mbretëreshë, duke u bërë sovranja e parë daneze në gati 900 vjet që e bën këtë.

Ajo përmendi arsyet shëndetësore pasi iu nënshtrua një operacioni të madh në shpinë shkurtin e kaluar.

Hera e fundit që një monark danez dha dorëheqjen vullnetarisht ishte në vitin 1146, kur mbreti Erik III Lam dha dorëheqjen për të hyrë në një manastir.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026