Danimarka ndër shtetet e para të BE që heq të gjitha kufizimet e COVID-19

10 Shtator 2021 | 15:33

Pas 548 ditë kufizimesh për të kufizuar përhapjen e COVID-19, shkalla e lartë e vaksinimit të popullsisë i ka dhënë mundësinë shtetit skandinav që të bëhet kombi i parë në Bashkimin Europian që heq të gjitha masat kufizuese.

Mbi 80 për qind e popullsisë mbi moshën 12 vjeç është injektuar me të dyja dozat e nevojshme të vaksinës.

“Danimarka po heq kufizimet pasi fushata e vaksinës ka qenë shumë e suksesshme”, tha Jens Lundgren, pedagog i sëmundjeve virale në universitetin e Kopenhagenit.

“Si rrjedhojë, ne e kemi pandeminë nën kontroll, ndaj sistemi ynë i shëndetësisë mund t’i përballojë ato pak persona që ende mund të infektohen”.

Nga mesnata, qeveria daneze nuk e konsideron më COVID-19 si “sëmundje kritike shoqërore”.

Në fund të gushtit, ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke gjithashtu tha se pandemia është në kontroll, por paralajmëroi se qeverisë do i duhet të ndërhyjë në rast se situata përkeqësohet.

Që prej 14 gushtit, shteti skandinav hoqi dhe masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjetet e transportit publik.

Më 1 shtator u rihapen klubet e natës, u hoqën kufizimet për grumbullimin e personave dhe nuk nevojitej më të tregohej vërtetimi i vaksinës në restorante, stadiume, palestra dhe floktore.

Megjithatë, mbajtja e maskës mbetet e detyrueshme në aeroporte dhe qytetarëve u këshillohet ta mbajnë kur shkojnë tek doktori ose në ambiente spitalore.

Distanca fizike mbetet e rekomandueshme, ndërsa hyrja për të huajt në kufi është subjekt i kontrolleve strikte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026