Danimarka nis aplikimin e skemës së ”pasaportës COVID” brenda shtetit
Ditën e djeshme, Danimarka ka nisur një skemë “pasaporte COVID-19” që do të ndihmojë për të lejuar që bizneset jo-thelbësore të rihapen për klientët.
“Coronapas” është i disponueshëm përmes një aplikimi ose në format letre për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, që kanë dalë pozitiv për COVID-19 dy deri në 12 javë më parë ose negativ gjatë 72 orëve të fundit.
Aktualisht, kjo pasaportë lejon njerëzit të hyjnë në biznese të caktuara, duke përfshirë parukierë dhe autoshkollat, me synimin për të rihapur gradualisht ekonominë deri në fund të majit.
Pritet të rihapen nga 6 maji edhe restorantet, muzetë, teatrot dhe kinematë.
Vendi është planifikuar të rihapet plotësisht në 21 maj, kur qeveria vlerëson se do të ketë vaksinuar njerëz mbi moshën 50-vjeç.
Bizneset që lejojnë klientët të hyjnë pa një “coronapas” të vlefshme do të gjobiten 400 euro dhe deri në 6,000 ero për shkelje të përsëritur.
Ndërsa klientët do të gjobiten 330 euro, ka paralajmëruar Ministria e Drejtësisë.
Vaksinimet në vend janë ngadalësuar javët e fundit, pasi u pezullua përdorimi i injektimit të AstraZeneca-s për shqetësimet në lidhje me ngjarje të rralla, si mpikja e gjakut.
Përdorimi i vaksinës mbetet i pezulluar në pritje të vlerësimeve të mëtejshme të efekteve anësore të saj.
Lexoni gjithashtu:
Universiteti i Oksfordit pezullon testimet e vaksinës AstraZeneca tek fëmijët
‘AstraZeneca’ dhe tromboza, EMA e pranon: Ekziston lidhja mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta