Danimarka njofton futjen e kufizimeve në përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

11 Dhjetor 2025 | 13:57

Autoritetet daneze kanë njoftuar se Danimarka planifikon të kufizojë ndjeshëm aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale vitin e ardhshëm.

Planet e qeverisë daneze, të cilat ndjekin shembullin e fundit të Australisë, mund të përkthehen në ligj që në mesin e vitit 2026, njoftoi ministrja për dixhitalizim Karolina Stage, raporton AP.

Qeveria daneze njoftoi muajin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje politike midis tre partive të koalicionit qeverisës dhe dy partive opozitare në parlament për të ndaluar aksesin në rrjetet sociale për këdo nën moshën 15 vjeç.

Zyrtarët danezë nuk kanë njoftuar ende se si saktësisht do të zbatohet ndalimi i propozuar dhe cilat platforma të mediave sociale do të mbulohen.

Nëse parlamenti danez do ta miratonte ligjin, ky do të ishte një nga masat më gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë çështje në Evropë, deklaron agjencia.

Shumë platforma të rrjeteve sociale tashmë ua ndalojnë fëmijëve nën 13 vjeç regjistrimin dhe ligjet e BE-së kërkojnë që kompanitë e mëdha të teknologjisë të vendosin masa për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet online dhe përmbajtja e papërshtatshme, por zyrtarët dhe ekspertët thonë se kufizime të tilla nuk funksionojnë gjithmonë.

Autoritetet daneze thanë se, pavarësisht kufizimeve ekzistuese, rreth 98 për qind e fëmijëve danezë nën moshën 13 vjeç kanë profile në të paktën një platformë të rrjeteve sociale, dhe gati gjysma e atyre nën 10 vjeç janë gjithashtu të pranishëm në mediat sociale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë goditi rajonin turistik të Algarve në jug të Portugalisë të dielën, tha instituti i detit dhe atmosferës së vendit...
16:13 | 28/06/2026

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se në mars të vitit 2027 do të nisë kryerja e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak...
15:41 | 28/06/2026

Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente

Papa Leo shprehu solidaritetin e tij me qytetarët e Venezuelës, të cilët po përpiqen të përballojnë ndikimin shkatërrues të dy tërmeteve të njëpasnjëshëm. “Dua të shpreh lutjet...
15:23 | 28/06/2026