Danimarka regjistron pesë raste të variantit Delta, pas ndeshjes me Belgjikën
Zyrtarët danezë të shëndetësisë thanë se janë regjistruar pesë raste të variantit Delta, pas ndeshjes së futbollit me Belgjikën.
Menjëherë autoritetet u kanë bërë thirrje çdo mbështetësi që ka marrë pjesë në ndeshjen e 17 qershorit që t’i nënshtrohen një testi COVID-19.
Ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha në Twitter se rreth 4,000 njerëz ishin ulur pranë pesë personave që kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.
Ndërsa, kreu i Agjencisë Daneze për Sigurinë e Pacientit tha se individët u infektuan në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.
“Agjencia ka punuar ngushtë në zbulimin efektiv të infeksionit, me federatën e futbollit të Danimarkës”, shtoi Heuncike.
Sakaq, dy raste të tjera pozitive u regjistruan pas ndeshjes së Danimarkës kundër Rusisë, ditën e hënë.
Të total, Danimarka ka raportuar 247 raste të variantit Delta, i cili është zbuluar së fundmi në Indi.
Gjatë vitit 2020, COVID-19 u përhap gjerësisht pas ndeshjeve të “UEFA Champions League” dhe “Europa League” mes klubeve italiane dhe spanjolle.
Ekspertët e shëndetësisë ngritën asokohe dyshimin se grumbullimet e mëdha në stadiume kishin shpërhapur infeksionin, i cili më vonë u kthye në epidemi si në Itali, po ashtu edhe në Spanjë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Euro 2020
- Gara në Euro 2020, receta e suksesit për Italinë
- Protesta në Tokio, kërkohet anulimi i Lojërave Olimpike
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta