Debati presidencial, eksperti i komunikimit Julian Zyla: Sondazhet në favor të Biden
Në një intervistë për Euronews Albania Julian Zyla, ekspert komunikimi, diskutoi rreth debatit të parë presidencial që sipas tij nuk u zhvillua ashtu siç njerëzit do të donin të zhvillohej.
Sipas sondazheve të bëra njerëzit ishin të mërzitur prej debatit dhe rrjedhimisht ky mund të cilësohet si një debat jo i suksesshëm por që sidoqoftë mund të ndikojë.
Pyetur nëse ndërhyrjet e shpeshta të Trump kishin si qëllim që të ndalonin Biden të shprehej, Julian Zyla tha se nuk mund të ishte i sigurt nëse kjo ishte një taktikë e Republikanëve apo jo.
“Një hipotezë tjetër mund të jetë vetë fakti që z. Trump aq më tepër gjatë gjithë kësaj periudhe mbi tre- vjeçare që është president i Shteteve të Bashkuara është mësuar me një lloj dominimi në çfarëdolloj mjedisi”,- tha Zyla teksa sqaroi se si e shpjegonte energjinë e tepruar të Trump në debatin presidencial.
Eksperti i komunikimit sqaroi se Trump me anë të ndërprerjes së herë pas hershme që I bënte Biden ka mundur që minimalisht t’i ndërpresë atij të drejtën për ta përfunduar mendimin edhe nëse kundërargumentat e tij nuk kanë qenë përmbajtësor.
Në fjalën e tij Zyla theksoi se Biden pati disa momente shumë të mira gjatë debatit sidomos kur ai i drejtohej kamerës. Duke I folur drejtpërdrejtë njerëzve dhe duke anashkaluar presidentin Trump zëvendës presidenti mundi që t’i rriste goxha pikë vetes.
“Sipas sondazheve, ngushtësisht duket sikur publiku që disa televizione kanë zgjedhur për të testuar debatin dhe për të parë se kë preferuan këta njerëz që panë debatin midis dy kadidatëve janë shprehur në favor të z. Biden”,- tha Julian Zyla teksa sqaroi nëse debati mund të diktojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale apo jo.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta