Debati presidencial, gazetarja e Zërit të Amerikës: Debati nuk e arriti qëllimin e tij, të pavendosurit nuk kanë vendosur ende

30 Shtator 2020 | 07:26

Në një intervistë për Euronews Albania gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi foli rreth përfundimit të debatit të parë presidencial i cili sipas komenteve të mediave amerikane është përkufizuar si kaotik.

Moderatorit të debatit i është dashur të ndërhyjë disa herë në mënyrë që kadidatët mos të ndërhyjnë në kohën e njëri- tjetrit.

Sipas asaj që komentoi gazetarja e Zërit të Amerikës, ka qenë presidenti Trump ai i cili ka ndërhyrë më tepër në kohën e demokratit Biden, gjë që nga i biri i Donald Trump është justifikuar me karakterin e të atit që siç tha dhe vetë Donald Junior,  është ‘luftarak’.

Menada Zaimi sqaroi se për shkak të natyrës së nxehtë të debatit qëllimi i tij mund te mos jetë arritur. Shumë  media amerikanë thonë se të pavendosurit nuk kanë vendosur ende.

Ajo komentoi çështjen e parë me të cilën nisi debati presidencial, që ishte ajo e Gjykatës dhe çështjen e fundit që u trajtua sa i përket integritetit të zgjedhjeve duke i cilësuar të dyja temat si të nxehta e delikate.  

Sa i përket çështjes së Gjykatës së Lartë Zaimi tha se është një çështje që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë më zgjedhjet prandaj dhe është trajtuar si një temë e nxehtë dhe ndër më të rëndësishmet e gjithë debatit presidencial.

“Siç e la sot hapur të kuptohet edhe presidenti Donald Trump nisur nga fakti se ai mendon që votat e dërguara me postë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parregullsi të mëdha, madje ai flet për manipulime të nivelit katastrofik ai sot e la hapur të kuptohet se kjo çështje mund të mbërrijë deri në Gjykatën e Lartë”,- u shpreh ajo.

Ndërkaq Joe Biden i cilësoi këto pretendime të Trump i të pabaza dhe se ai do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve cilido qoftë ai.

Pyetur se përse ishte Ohajo vendi që u zgjodh për zhvillimin e debatit, Menada Zaimi theksoi se shteti është i pavendosur duke sjellë në vëmendje se ky është po i njëjti shtet që në zgjedhjet e para zgjodhi Obamën e në zgjedhjet pasardhëse Trumpin.

Ne fjalën e saj gazetarja sqaroi për Euronwës Albania se janë pikërisht vende si Ohajo, që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve.

Së fundmi ajo vuri në dukje dhe krizën që po kalohet për shkak të pandemisë e duke qenë se shumë zgjedhës do të votojnë me anë të postës, nuk do te mund të kemi shumë shpejt një rezultat të çertifikuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026