Deklarata skeptike e mjekut Leonard Solis: Mos u çudisni, vaksina për COVID-19 mund të mos dalë asnjëherë
Mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, u shpreh në “Ilva Now” se qytetarët duhet të bëjnë një jetë të kujdesshme duke ruajtur distancën fizike dhe të aplikojnë masat higjieno-sanitare.
Ai u tregua skeptik sa i takon shpikjes së vaksinës, ndaj bëri thirrje që qytetarët të tregojnë vigjilencë maksimale.
“Mund edhe mos të dalë asnjëherë vaksina. Mos u çudisni, nuk do rrimë në vrimë përjetësisht. Ne duhet të bëjmë një jetë të kujdesshme. Tani në matjet e bëra, imuniteti krijohet deri në 6 muaj, pastaj bëhet si gripi i stinës. Duke qenë se nga riciklimi vjen duke u zbutur, kjo është një gjë shumë e mirë. Nuk ka një afat kohor për vaksinën, sepse mund të zgjasë edhe vitin tjetër. Të gjithë duhet të punojmë dhe të mos e kemi frikë. U tregua se ne kemi një imunitet të mirë”, tha ai.
I pyetur për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, mjeku Solis hodhi kritikat për aktin dhe për dhunën e ushtruar ndaj aktorëve dhe aktivistëve.
“Për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk më erdhi mirë. Dukej si një bast i hedhur me veten. Qëndrimi i policisë ishte i pështirë. Policia duhet të mbjellë dashuri”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar