Deklaratat e Albin Kurtit për ‘Specialen’, reagon ministrja e Jashtme e Kosovës
Deklaratat e fundit të Albin Kurtit kanë sjellë reagime të shumta në Kosovë, mes tyre dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ministrja ka ironizuar zhvillimet e fundit politike.
“Vuçiçi mbase edhe mund t’i ndajë, por është e qartë tashmë se i bashkon ‘gjahu’ elektoral në kurriz të UÇK-së!”, ka shkruar ministrja e jashtme e Kosovës.
Kjo deklaratë e saj vjen pasi Kurti reagoi edhe për arrestimet e komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke i cilësuar hetimet që ka kryer zyra e prokurorit, si një gabim.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë konferencës u ndal edhe te qëndrimet e ndryshme që ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin tha se nuk i di motivet se përse nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Lexoni gjithashtu:
Kurti: Rama s’guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran