Del në ankand vera franceze që qëndroi 1 vit në hapësirë, pritet të kushtojë 800 mijë euro
Shtëpia britanike e ankandeve, Christie’s, ka nxjerrë në shitje një shishe verë franceze që ka kaluar mbi 1 vit në orbitë, në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Vera e llojit ‘Petrus 2000’, që në Francë kushton rreth 6 mijë euro, pritet të sjellë më shumë se 800 mijë euro fitime kur të shitet.
“Blerësi, jo vetëm që do të ketë fatin të marrë një shishe të mrekullueshme “Petrus”, që ka qëndruar 14 muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, por do të marrë edhe një shishe tokësore, ndaj do të jetë interesante të provosh dy verëra të ndryshme njëkohësisht. Gjithashtu, ata do të financojnë këtë kërkim fantastik në agrikulturë”, u shpreh Tim Triptree, drejtor i Christie’s.
Bëhet fjalë për vetëm një nga 12 shishet e dërguara në hapësirë në nëntor të vitit 2019, nga studiues që po përpiqen ta bëjnë bimësinë në tokë më fleksibël ndaj ndryshimeve të klimës.
Shishet u kthyen në tokë 14 muaj më vonë, me një shije lehtësisht të alternuar, sipas ekspertëve të verës që testuan kampionet e saj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta