Del nga shinat tramvaji në Milano, 1 viktimë dhe 25 të plagosur! Disa u bllokuan nën mjet
Një tramvaj ka dalë nga shinat në Milano, duke u përplasur me shpejtësi të lartë në një ndërtesë. Tramvaji numri 9, që drejtohej për në stacionin e trenit Porta Genova doli nga shinat rreth orës 16:00 të premten, ndërsa ishte në Viale Vittorio Veneto, në zonën e Porta Venezia.
Një persona ka humbur jetën dhe të paktën 25 persona u plagosën. Gjendja e tyre aktualisht nuk dihet. Disa persona të tjerë me lëndime të lehta, u trajtuan në vendngjarje.
Sipas mediave italiane, disa persona mbetën të bllokuar nën tramvaj. Nuk është e qartë nëse ata po kalonin rrugën dhe automjeti duhej të frenonte fort apo të bënte një manovër të papritur për t’i shmangur ata.
Shumë automjete emergjence shkuan në vendin e ngjarjes. Tramvaji ishte një model i ri Tramlink, i cili filloi të operonte në Milano disa javë më parë. Tramvaji është 25 metra i gjatë, i përbërë nga tre vagona të ndërlidhur dhe ka 66 vende.



Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja ka plasur në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat