Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës mbërrijnë në Stamboll, thirrja e Erdogan

29 Mars 2022 | 09:29

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë mbërritur në Turqi ku ka nisur raundi i ri i bisedimeve në përpjekje për të gjetur gjuhën e paqes. Bisedimet, të cilat zhvillohen në Stamboll mund të zgjasin dy ditë.

Presidenti turk Erdogan u takua me delegatët përpara se të nisnin bisedimet. Në fjalimin e tij ai u shpreh se është koha që nga bisedimet të merren rezultate konkrete.

‘Bota pret më të të mirën, bota pret lajme nga ju. Ne jemi të gatshëm për çdo kontribut që do t’ju lehtësojë punën”, u shpreh presidenti turk.

Por, shanset për një përparim të madh janë hedhur poshtë nga Kremlini. Rusia ka njoftuar edhe më shumë masa hakmarrëse, ajo planifikon të kufizojë hyrjen e qytetarëve nga shtetet jomiqësore ku pjesë e listës është e Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme

Irani tha të hënën se aktualisht nuk është i angazhuar në negociata me SHBA-në dhe se çdo bisedë e ardhshme do të varet nga ndryshimi...
14:12 | 27/07/2026

Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë

Belgjika regjistroi shkallën më të lartë të vdekshmërisë së tepërt në Evropë gjatë valës së të nxehtit në fund të qershorit, raportoi të hënën e...
14:06 | 27/07/2026

BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë

Bashkimi Evropian ka dërguar avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të dy vendet, duke detyruar më...
13:58 | 27/07/2026