Delegacioni i talebanëve pritet me protesta në Norvegji
Një delegacion afgan u ul në Oslo për të marrë pjesë në bisedimet e para zyrtare të talebanëve me Perëndimin, në tokë europiane, që prej marrjes së pushtetit.
Bisedimet zhvillohen mbi tema si të drejtat e njeriut dhe ndihma humanitare, pasi kriza e varfërisë në Afganistan po thellohet.
Situata atje është përkeqësuar që kur talebanët erdhën në fuqi. Ndihmat ndërkombëtare u ndërprenë papritmas dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë 8,4 miliardë euro në asete të bankës qendrore afgane.
Uria tanimë kërcënon 23 milionë afganë, ose 55% të popullsisë, sipas Kombeve të Bashkuara, që thonë se ju duhen 5 miliardë dollarë nga vendet dhuruese, vetëm këtë vit, për të përballuar krizën humanitare në vend.
Disa protestues u mblodhën jashtë zyrave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Oslo për të refuzuar këto bisedime.
Shahia Soltani, protestuese dhe organizatore tha: “Ne jemi zëri i atyre afganëve që nuk e përdorin dot zërin e tyre.”
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta