“Delegacioni” shqiptar në Oscar 2020
Filmi shqiptar “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, skenar të Artan Minarollit dhe interpretimin e Viktor Zhustit, Ndriçim Xhepës, Xhevdet Ferit etj., do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe për Oscar 2020.
Lajmi është bërë me dije nga ambasada shqiptare në Francë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se bashkëprodhimi Shqipëri/Francë/Greqi, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Oscars 2020”, do të shfaqet në kinematë franceze duke filluar nga data 22 korrik.
Edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka ndarë lajmin e mirë në rrjetet sociale, duke shprehur vlerësimin për të gjithë protagonistët e këtij produksioni, veçanërisht për ata që sot nuk janë më, si regjisori Artan Minarolli dhe aktori Xhevdet Feri.
Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste. “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë.
Më 1990, në një krahinë të largët të Shqipërisë, një të burgosur politik e transferojnë papritur dhe pa arsye drejt një vendi të panjohur. Automjeti që e transporton pëson defekt në rrugën në mes të maleve. I burgosuri hyn në bisedë me dy shoqëruesit e tij, besnikë të partisë komuniste.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje