Dëmshpërblim, Ahmetaj: Qytetarët e Shijakut që nga e premtja marrin pagesat për riparimin e shtëpive

3 Qershor 2020 | 20:24

Nisur që nga dita e premte qytetarët e Shijakut banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, do të mund të marrin dëmshpërblimet për të nisur më tej riparimin e shtëpive.

“Janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të shkallës ds1, ds2, ds3, punimet e të cilëve qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo së bashku me bashkitë e tyre dhe qeveria e subvencionon”, tha ministri.

Shijaku është bashkia e parë që e ka përfunduar procesin e vlerësimit të banesave të dëmtuara. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se nga grantet e rikonstruksionit në Bashkinë Shijak përfitojnë

1 174 banesa individuale dhe 27 pallate, me një total fondit prej rreth 500 milion lekësh. Nga ana tjetër bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Kurbin ende nuk e kanë përfunduar procesin e vlerësimit të godinave, dhe për këtë arsye Ahmetaj u drejton një thirrje.

“Gjej rastin të ionkurajoj të gjitha bashkitë  e tjera të përshpejtojnë procesin e vlerësimit”, u shpreh Ahmetaj.

Përveç vendimit për çeljen e fondit të rikonstruksionit për Shijakun, Ahmetaj bëri me dije se sot qeveria ka miratuar edhe 3 vendime të tjera.  

“Vendimi i dytë ka të bëjë me shpalljen e zonës së re për zhvillim në Bashkinë e Durrësit, përkatësisht në zonën e parkut Arkeologjik dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”, deklaroi ministri.

Ndërsa vendimi i tretë është miratimi në pranim i marrëveshjes së Shqipërisë me Turqinë për ndërtimin e banesave në Laç. Marrëveshje, e cila do të firmoset në ditët në vijim me ministrin turk, Murat Kurum.

“Vendimi i fundit ka të bëjë me përdorimin e fondit të rindërtimit miratuar në buxhetin e vitit 2020 për financimin e hartimit të projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit, përfshirë edhe kostot për shërbimet e lëvrimit topograffik“, bëri me dije Ahmetaj.

Ministri thotë se me nisjen e këtyre proceseve do mundësohet edhe që fëmijët të rinisin vitin e ri shkollor në godina të rindërtuara apo rikonstrukturuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026