Dënohet me burg ish-kryebashkiaku në Itali pasi ndihmoi emigrantët e paligjshëm
Ndonëse ai ishte një kryebashkiak që hapi dyert për refugjatët, drejtësia italiane e dënon me 13 vite burg i akuzuar se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm.
Bëhet fjalë për Domenico “Mimmo” Lucano, ish-kryebashkiaku i Riace, një qytet i vogël në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, i cili pas vendimin të gjykatës u mirëprit nga mbështetës të shumtë .
“Nuk mund ta duroj. Rrugët janë plot me njerëz të zemëruar, duan t’i shkruajnë Papës, Presidentit të Republikës, kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, tha Domenico Lucano ish-kryebashkiak i Riace.
Prokurorët pretenduan se Lucano lehtësoi martesat midis burrave të Riace dhe emigranteve të huaja për të marrë lejet për të jetuar në Itali.“Unë jam i bindur se në fund Mimmo Lucano do të shfajësohet. Një njeri i drejtë, antitezë e një krimineli, njeri që hapi zemrën dhe komunitetin e tij për njerëzimin. U shqetësova nga dënimi””, tha Luigi Di Magistris, kryebashkiak i Napolit.
Kur Lucano ishte kryebashkiak i Riace, ajo u quajt “qyteti i mirëseardhjes” për emigrantët.
Lucano ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre. Avokatët do të apelojnë dënimin dhe ai nuk do të burgoset deri në pritje të apelit përfundimtar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta