DASH çon në Kongres ‘të padëshiruarit’, në listë edhe Sali Berisha me familjen
Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar para Kongresit për personat e shpallur të padëshiruar, të cilët akuzohen për korrupsion në nivele të larta.
Në listën që u publikua në Twitter nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim është edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët.
Për periudhën prill 2021-qershor 2021 në listën e publikuar nga DASH rezultojnë se janë shpallur të padëshiruar nga SHBA edhe 2 shtetas nga Paraguai, 12 nga Bullgaria, 4 nga Namibia, 2 nga Guatemala dhe 2 nga Kina.
“Jo më vonë se 30 ditë pas miratimit të këtij Akti, dhe çdo 90 ditë deri më 30 shtator 2021, Sekretari Shtetit duhet të dorëzojë një raport, nëse do të jetë e nevojshme edhe një shtojcë të aneksuar, për komitetet respektive të Kongresit, dhe Komisionet e Gjyqësorit duke përshkruar informacionin në lidhje me korrupsionin ose shkeljen e të drejtave të njeriut për secilin prej individëve që rezultojnë të papërshtatshëm në 12 muajt e mëparshëm sipas paragrafit (1)(A), si edhe personat që Sekretari ka deklaruar apo identifikuar “non-grata” sipas paragrafit (1)(B”, thuhet në raportin e DASH, të publikuar nga ambasadorja Yuri Kim.
Për periudhën prill 2021-qershor 2021 në listën e publikuar nga DASH rezultojnë se janë shpallur të padëshiruar nga SHBA edhe 2 shtetas nga Paraguai, 12 nga Bullgaria, 4 nga Namibia, 2 nga Guatemala dhe 2 nga Kina.
Ish-kryeministri dhe familja e tij u shpallën non grata më 19 maj të vitit 2021. DASH e akuzonte Berishën për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë, person i përfshirë në veprime korruptive si shpërdorim i fondeve publike, duke shpërdoruar pushtetin për përfitime personale dhe për të pasurua aleatët e tij politikë dhe pjesëtarët e familjes.
Një ditë më pas, ish-kryeministri doli në një konferencë për mediat ku i cilësoi akuzat e ngritura nga sekretari Amerikan i Shtetit “shpifje publike” dhe njoftoi se do të nginte padi direket për shpifje ndaj kreut të DASH, Antony Blinken.
“Nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë, jam po kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive, prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Antony Blinken një padi direkte për shpifje publike”, tha ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta