Deputetët hungarezë miratojnë ligjin që ndalon tekstet dhe filmat për fëmijë që promovojnë homoseksualitetin
Këtë të martë, deputetët hungarezë kaluan një ligj që ndalon çdo tekst apo material që “promovon” homoseksualitetin dhe rivendosjen apo ndryshimin e gjinisë tek kushdo nën moshën 18 vjeç.
Ligji u miratua nga 157 deputetë, përfshi ata të partisë qeverisëse ultra-konservatore Fidesz.
Opozita e bojkotojë votën, përveç partisë së të djathtës ekstreme Jobbik.
Në praktikë, programet edukuese ose reklamimet nga grupe të mëdha që solidarizohen me minoritet seksuale apo gjinore, si për shembull reklama e Coca-Cola-s – që përfshin një çift meshkujsh dhe nxiti thirrje për bojkotin e saj në vitin 2019, – tashmë nuk do të lejohen më.
E njëjta gjë do të aplikohet edhe tek librat, si koleksionet e përrallave apo legjendave që e çdramatizojnë homoseksualitetin, që nxitën zemërimin e autoriteteve në vjeshtën e vitit 2020.
Seri si “Friends” apo filma si “Bridget Jones”, “Harry Potter” apo “Billy Eliot”, në të cilat përmendet homoseksualiteti mund të ndalohen për të miturit.
Miratimi i këtij ligji erdhi një ditë pasi mijëra qytetarë dolën në protestë në rrugët e kryeqytetit të Budapestit, për të denoncuar “propagandën e vazhdueshme” të qeverisë kundër komunitetit LGBT.
Fidesz i ka ardhur në mbrojtje këtij legjislacioni si një përpjekje për t’i mbrojtur fëmijët nga pedofilia.
Ndërkohë, Këshilli i Evropës e ka dënuar ligjin duke e quajtur “çorientues dhe të pasaktë”, siç kanë bërë edhe disa OJF përfshi Amnesty International.
Lydia Gall, studiuese e lartë për çështjet e BE-së lindore dhe Ballkanit Perëndimor për të drejtat e njeriut reagoi me anë të një posti në Twitter duke thënë se: “Të ndërlidhësh pedofilinë me njerëzit LGBT, të ndalosh edukimin seksual gjithëpërfshirës si dhe të mbysësh fjalën e lirë është e përçmueshme dhe e padenjë për çdo shtet anëtar të BE-së.”
Të hënën, Gruppi parlamentarë evropian për LGBTI kishte paralajmëruar me anë të një deklarate se, ndryshimet ligjore për të ndaluar portretizimin dhe “promovimin” e ndryshimit të gjinisë nga mashkull në femër apo anasjelltas, “shkelnin disa ligje të BE dhe i ngjanin një propagande ruse”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta