Destabilizimi rus në Ballkan, Senati: Mbështeti grupe ekstremiste dhe puçin në Malin e Zi

2 Korrik 2020 | 19:27

Përveç rolit destabilizues në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Komiteti për Forcat e Armatosura i Senatit të Shteteve të Bashkuara, thotë se Rusia pati një rol të gjerë në minimin e stabilitetit në Ballkan.

Sipas raportit, Federata Ruse ka sabotuar sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, u ka dhënë mbështetje grupeve ekstremiste ndërkufitare, dhe ka punuar në mënyrë konsistente që të sabotojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

“Në Ballkanin Perëndimor, Federata Ruse mbështeti një grusht shteti në Malin e Zi dhe përkrahu mosmarrëveshje në Maqedoninë e Veriut, teksa secili vend përgatitej për t’u anëtarësuar në NATO”, thuhet në raport.

Gjithashtu, Komiteti për Forcat e Armatosura i Senatit e akuzon Rusinë për mbështetje të ekstremistëve të dhunshëm të motivuar në baza racore apo etnike. Sipas Komitetit, diçka e tillë përbën një rrezik domethënës ndaj stabilitetit shoqëror dhe institucioneve demokratike në Evropë dhe në SHBA.

Komiteti vë në pah nevojën për investime të qëndrueshme në rajon për të konkurruar ndikimin rus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026