‘Destiny’s Child’ në ankand, veshjet e ish-grupit muzikor në shitje, në ndihmë të artistëve të prekur nga COVID
Veshjet e përdorura nga ish grupi i famshëm i pop ‘Destiny’s Child’ pritet të dalin në ankand gjatë muajit qershor së bashku me një sërë sendesh të përdorura edhe nga këngëtaret Lady Gaga, Whitney Huston dhe Cher.
Shtëpia e Ankandit ‘Julien’ bëri me dije se bëhet fjalë për më shumë se 100 kostume të veshura nga pjesëtaret e grupit, Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams të përdorura në kulmin e famës së tyre në vitet 1990 -2000.
Veshjet përfshijnë kostume lëkure prej ari të veshura nga tre këngëtarët gjatë një homazhi televiziv për Diana Ross në vitin 2000, e po ashtu edhe rrobat prej lëkure të kuqe dhe argjendi të përdorura për këngën e tyre “Independent Women Part 1”, kënga kryesore për filmin e vitit 2000 “Charlie’s Angels”. Dhjetëra kostume, shumica e të cilave u krijuan nga nëna e Beyonce, pritet të kapin shifrën midis 600 dhe 10.000 dollarë në ankandin treditor në Beverly Hills në 11-13 qershor.
Veshjet u dhuruan nga familjet e këngëtarëve të ‘Destiny’s Child’ pasi kaluan vite në depo. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për ‘MusiCares’, ndihmë kushtuar për muzikantët që po përballen me pasojat e pandemisë.
Artikuj të tjerë në shitje në qershor përfshijnë një fustan prej ari Atelier Versace të veshur nga e ndjera Whitney Houston për një performancë në Paris në korrik 1998 (vlerësuar në 20.000 – 30.000 $) dhe xhaketa e veshur nga Cher në 1989 në videon muzikore “If I Could Turn Back Time”, që u shit për herë të fundit në ankand pesë vjet më parë për 60.000 dollarë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset