Dhjetë vjet nga masakra në ishullin Utoja, ku neonazisti Breivik vrau 77 persona
Në Norvegji u bënë ditën e enjte, më 22 korrik, plot 10 vjet që kur ekstremisti kundër emigrantëve Anders Behring Breivik vrau 77 persona.
Breivik fillimisht shpërtheu një autobombë jashtë zyrës së kryeministrit norvegjez në Oslo, duke vrarë 8 vetë dhe më pas udhëtoi drejt ishullit Utoja, ku me armë zjarri qëlloi për vdekje 69 persona të tjerë, të cilët po merrnin pjesë në një kamp veror.
Në një ceremoni të mbajtur të enjten në ishullin në fjalë, të mbijetuar dhe të afërm të viktimave mbajtën një minutë heshtje.
Më herët, në orët e para të mëngjesit, kryeministrja Erna Solberg udhëhoqi një shërbesë përkujtimore, të ndjekur edhe nga liderë të tjerë politikë si dhe nga princi dhe princesha norvegjeze e kurorës.
“Urrejtjes duhet t’i bëjmë kontrast”, – u shpreh shkurt Solberg.
Ndërkohë, autori i vrasjes masive, Anders Behring Breivik, i cili prej 10 vitesh ndodhet në burg, nuk ka treguar shenja pendese për veprimin e tij.
Sipas autoriteteve, ai vijon të jetë i prirur pas ideve neonaziste dhe synon të sigurojë lirimin me kusht, që sipas ligjit danez u jepet të gjithë atyre që kanë shlyer 10 vjet burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta