Dhjetëra të vdekur pas sulmit në një xhami në Afganistan

15 Tetor 2021 | 14:00

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në xhaminë e qytetit të Kandaharit në Afganistan në kohën kur po mbahej falja e së premtes.

Shpërthimi kishte në shënjestër xhaminë Imam Bargah Ptima, e cila ndodhet në një zonë të qytetit të dominuar nga muslimanët shiitë.

Forcat speciale talebane siguruan zonën, teksa një javë më parë një sulmues vetëvrasës i IS-K sulmoi një xhami të mbushur me njerëz gjatë faljes të së premtes në qytetin Kunduz, në veri të Afganistanit. Rreth 50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmi u mor përsipër nga grupi ekstremist IS-K.

Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një grup militant rival i talebanëve, i shikon ndjekësit e sektit shiit të Islamit si heretikë dhe synon sulmin dhe shkatërrimin e vendeve ku ata kryejnë ceremonitë fetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026