Dhuna gjatë protestave, bizneset amerikane frikë nga falimentimi

5 Qershor 2020 | 11:47

Protestat për vdekjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht paqësore, por vandalët dhe plaçkitësit përfituan nga rrëmuja për të hyrë në dyqane dhe për të shkaktuar trazira.

Pronarët e bizneseve, që po luftonin me pasojat ekonomike të COVID-19, tani druhen se mund të humbasin gjithçka.

Pasi mbyllën dyert për disa muaj gjatë pandemisë, disa biznese në Los Anxheles po bëheshin gati të rihapnin dyert, por incidentet e fundit në qytet detyruan disa prej tyre të qëndrojnë të mbyllura pa afat.

Në protestat paqësore u infiltruan persona që i përdorën ato për të grabitur dyqane, të cilat u vandalizuan dhe iu vu zjarri, duke detyruar zjarrfikësit të punonin gjithë natën për të vënë nën kontroll flakët.

Pronarët e bizneseve të dëmtuara ankohen se rikuperimi do të jetë i vështirë.

“Unë nuk siguroj të ardhura që prej marsit, kaq keq jam. Duket sikur kjo situatë do të tej zgjatet sepse nuk do të ketë kthim në normalitet përsa kohë njerëzit vazhdojnë të plaçkitin gjithçka”, thotë Omillia Harris, pronare e një salloni bukurie.

Mes dyqaneve më të sulmuara nga vandalët janë ato të bizhuterive dhe objekteve të luksit, por edhe farmacitë. Pronarë biznesesh pasi panë aktet e dhunës nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të merrnin masa shtesë për të mbrojtur subjektet e tyre.

“Kishim tre muaj që luftonim. Ishim gati të fillonim aktivitetin për t’u rikuperuar dhe tani nuk kemi mundësi të përballojmë një shkatërrim tjetër. Dua të them se nëse ndodh diçka, atëherë ne do ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, deklaron biznesmeni Jose Palacios.

Shumë biznesmenë të tjerë kanë të njëjtin mendim dhe kanë ndjekur të njëjtën strategji, vendosjen e paneleve prej druri përpara vitrinave të dyqaneve të tyre, një masë që i shton më shumë pasiguri procesit të rimëkëmbjes financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026