Dhuna në Nagorno Karabak, Armenia kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve

3 Gusht 2022 | 22:09

Ministria e Jashtme e Armenisë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë veprimet agresive të Azerbajxhanit, pas shpërthimit të dhunës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit në Nagorno Karabak.

Armenia “i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë masa për të ndalur veprimet agresive dhe sjelljen e Azerbajxhanit dhe të aktivizojë mekanizmat e nevojshëm për një gjë të tillë”, thuhej në deklaratë.

Si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani, kanë raportuar për viktima nga armiqësitë e reja.

Azerbajxhani tha se trupat e Armenisë kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit në qarkun Laçin, që është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që prej nëntorit të vitit 2020, duke vrarë një rekrut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026