“Dialog me Rusinë”, propozimi franko-gjerman kundërshtohet nga Polonia dhe Letonia
Franca dhe Gjermania bënë thirrje të enjten për një samit mes Bashkimit Evropian dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Apeli erdhi si nga kancelarja Angela Merkel, ashtu edhe presidenti Emmanuel Macron, i cili tha se një samit i tillë do të jetë një shans për rivendosjen e dialogut.
“Ne i qëndrojmë idesë se një dialog është i nevojshëm për të mbrojtur interesat evropiane. Përmes këtij dialogu me Rusinë ne do të mbrojmë unitetin tonë. Ky proces është i nevojshëm për kontinentin evropian, por nga ana tjetër ai do të jetë edhe kërkues, sepse ne nuk do të heqim dorë nga vlerat apo interesat tona”, tha ai.
Por thirrja franko-gjermane hasi në rezistencën e fortë të Polonisë dhe vendeve baltike, që nuk kanë besim tek Kremlini.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi se Polonia e ka të vështirë të angazhohet në një dialog të niveleve të larta me Rusinë.
Ai përmendi sulmin e fundit kibernetik kundër adresave të email-eve të zyrtarëve qeveritarë polakë si “sjellje agresive” nga Moska.
Në të njëjtën linjë, kryeministri letonez Krisjanis Karins deklaroi se BE nuk mund të kërkojë dialog të nivelit të lartë me Rusinë nëse Kremlini nuk ndryshon më parë taktikat e tij, si aneksimi i Krimesë dhe mbështetja e separatistëve në lindje të Ukrainës.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Moska kërkon më shumë detaje mbi samitin e propozuar nga Merkel dhe Macron.
“Për çfarë do diskutohet? Cila është agjenda? Ne nuk dimë as nëse vendet e tjera anëtare do ta mbështesin këtë nismë. Ndaj partnerët evropianë duhet të sqarojnë se çfarë synojnë”, shtoi ai.
Ndërkohë, kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi se nuk do të marrë pjesë në një samit të tillë, nëse do të duhet të jenë të pranishëm liderët e vendeve anëtare.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta