Dialogu: BE ngatërrohet me njoftimet zyrtare, dhe kritikon gazetarët

25 Shtator 2020 | 14:40

Dialogu i Brukselit është kthyer tashmë në një proces të paparashikueshëm, duke vënë në vështirësi edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë shpërndarë deklarata dhe njoftime kundërthënëse për mbajtjen e takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë më 28 shtator.

Ndërsa pas takimit të fundit të nivelit të lartë, më 7 shtator, u njoftua nga vetë ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak se takimi i radhës Hoti-Vuçiç pritej të mbahej me 28 shtator, për shkak të mospranimit nga pala kosovare për të diskutuar mbi temën e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, gjatë kësaj jave është krijuar rrëmujë e paqartësi edhe me deklaratat e njoftimet zyrtare të BE-së, të cilët në përfundim kanë konfirmuar vetëm një takim mes krye-negociatorëve Hyseni dhe Gjuriç për ditën e hënë.

Madje, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano sot deklaroi edhe se nuk është lajmëruar kurrë mbajtja e takimit Hoti-Vuçiç.

“Më lini fillimisht të korrigjoj dhe të vendos disa fakte. Ne nuk kemi lajmëruar kurrë se do të ketë një takim të nivelit të lartë të hënën, kjo është një gjë. Ka pasur informacione të ndryshme që kanë fluturuar rreth e rrotull por ne nuk kemi bërë kurrë një lajmërim formal,” thotw Stano. 

“Që nga rinisja e dialogut praktika ka qenë lajmërimi i hapave të ardhshëm dhe i kalendarit të takimeve pak kohë para zhvillimit të tyre”.

Kalendari i punimeve të BE-së i rishikuar pas kritikave të gazetarëve.Por përveç video-mesazhit zyrtar të Lajçak në fillim të shtatorit ku parashikoheshin data të sakta për takimin teknik gjatë kësaj jave dhe për atë të nivelit të lartë të hënën me 28 shtator, edhe në kalendarin zyrtar të BE-së për javën që vjen figuronte kryesimi i dialogut në nivel të lartë nga Josep Borrell, njoftim që u fshi vetëm pas pyetjeve të gazetarëve në Bruksel.

Për njoftimin në fjalë, Stano më vonë sqaroi për mediat se bëhej fjalë për një gabim dhe se kalendari zyrtar i Komisionit nuk përbën një njoftim zyrtar.

Ndërkohë, përveç deklaratave kundërthënëse, zëdhënësi nuk përtoi të shtojë vlerësime personale mbi çfarë mendon ai se kërkojnë gazetarët, të cilët po pyesnin mbi rrëmujën me njoftimet dhe publikimet e mëparshme.

“Dialogu nuk është në krizë, nuk po ndalon, ne po vijojmë, dhe unë i kuptoj nevojat për tituj tërheqës që janë gjithnjë më të mirë kur ka diçka negative në to, por duhet t’ju zhgënjej sepse dialogu vijon. BE është e vendosur dhe kemi deklarata të qarta për vendosmërinë edhe nga të dyja palët se duan dhe se janë të angazhuar të vijojnë, dhe për këtë ju sjell ndërmend deklaratën e fundit nga Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti, gjithashtu më 7 shtator kur ishin në Bruksel”, deklaroi Stano.

Stano konfirmoi ndërkohë se në takimin e radhës në nivel teknik palët do të diskutojnë vetëm për çështjen e pretendimeve financiare dhe pronësore pasi pala kosovare nuk ka pranuar të bisedojë për çështjen që ishte lajmëruar më parë nga BE se do të ishte pjesë e takimeve të nivelit teknik dhe të lartë të këtij muaji, atë të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në nivel teknik të hënën pa çështjen e asosacionit të komunave serbe

Takimi i radhës Kosovë-Serbi, Ernest Bunguri: Pavarësisht mospërputhjeve, prioritet i të dyja vendeve është anëtarësimi në BE

Bashkësia e komunave serbe, analisti: ‘Pazari përfundimtar’ në këmbim të njohjes së Kosovës

Përplasja për asosacionin, Donika Emini: Hoti po e mban procesin të mbyllur nga elita politike në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026