Dialogu me Kosovën, ministri i Jashtëm rus: Pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

11 Tetor 2021 | 11:29

Rusia dhe Serbia janë dy shtete të cilat do të vijojnë të kenë raporte të mira qoftë në qëndrimet ndaj Kosovës, por edhe në çështjet e tregtisë.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat në Beograd mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, diplomati i Kremlinit u shpreh se shteti i tij është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje “që do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb”.

Ai shtoi se është koha që të zbatohet ‘Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe’.

Kryediplomati rus hodhi poshtë akuzat se Moska po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se Brukseli po ndjek “një politikë që nuk është konstruktive”.

Krenar për raportet e mira me Rusinë, kështu u shpreh presidenti Vuçiç në fjalimin e tij.

“Unë jam krenar që jam në gjendje të them se kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë. Ndryshe nga ata që kanë turp ose kanë frikë ta thonë këtë, unë nuk po e fsheh këtë. E them me krenari, sepse është në interesin e Serbisë”, u shpreh ai.

Ndalur tek kriza e energjisë, presidenti serb tha se Serbia shpresonte të merrte çmimin më të mirë për gazin rus në Evropë.

Ai kritikoi vendet evropiane që nuk kanë nënshkruar marrëveshje afatgjata me Rusinë për furnizimin me gaz natyror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026