Diaspora për Shqipërinë e Lirë, disa propozime për votën e tyre
Përfaqësuesit e grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ propozuan disa mënyra për sigurimin e përfaqësisë së diasporës në kuvendin shqiptar.
Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Bledar Milaqi sqaroi: “Shqiptarët me banim jashtë Shqipërisë mund të votojnë për kandidatët që janë në vendin e regjistruar në regjistrin civil. [Mund] të votohet për një zonë të 13, ekstra territoriale ku emigrantët të përfaqësohen. Votim elektronik, me postë ose në qendra të hapura nga qeveria.”
Grupimi DSHL është pjesë e grupit të punës të ngritur nga KQZ për mundësimin e votës së tyre ne zgjedhjet e 2021, por përfaqësuesit e saj kanë kërkesat e tyre.
“Ne duam të bëhet mirë dhe jo ‘shkel e shko’. Kemi vënë re nga qeveria me emërime të personave politikë si komisioner të diasporës. Ne e kemi kundërshtuar. Duam të bëhet vota, por duam të bëhet saktë”.
Ata u shprehën se çdo emigrant, pavarësisht se jeton jashtë, ka familjen në Shqipëri dhe kërkon të ketë shërbime për familjarët e tij.
Bledar Milaqi deklaroi: “Pavarësisht se jemi jashtë, kemi lidhje të drejtpërdrejta, kemi familjet, miqtë aty. Lidhja asnjëherë nuk ka qenë e shkëputur.”
Ata shpjeguan se ndër vite, remitancat e emigrantëve kanë qenë faktor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndaj e drejta e tyre për votë është një e drejtë që lind natyrshëm për një sërë arsyesh.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit