Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Do të angazhohemi politikisht për të drejtat tona
Florian Haçkaj në Zvicër dhe Bledar Milaqi në Gjermani, përfaqësues të grupit “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” biseduan të hënën në darkë me Neritan Sejaminin në “Me pak fjalë”, në Euronews.
Haçkaj dhe Milaqi treguan për herë të parë se po mendojnë të garojnë në zgjedhjet e vitit 2021. Florian Haçkaj u shpreh: “Po ne do të angazhohemi politikisht, çka do të thotë të flasësh të ngresh çështje për Shqipërinë dhe Diasporën.
Ne po i mendojmë gjërat. Dhe nuk do të dalim pak para zgjedhjeve. Jemi në diskutim edhe me grupe të tjera. Ne duam të sjellim shembullin e njeriut të thjeshtë që merr përgjegjësi dhe e bën. Nëse ne do ta hedhim këtë hap kjo do të jetë qasja jonë. Ne do të jemi aty për të përmbushur detyrimet tona.”
Ata thanë se përfaqësimi i diasporës në Kuvend do t’i japë njerëzve “shembullin se duke qenë i pakorruptuar mund të arrish gjëra”.
“Diaspora ka kërkesat e veta. Dashuria nuk përkthehet në remitanca dhe në fjalë. Por duam shkolla shqipe, lehtësi për të investuar në Shqipëri”, tha Haçkaj.
Ai shtoi se “1000 nga bizneset e shqiptarëve në Itali t’i hapet rruga të investojnë në Shqipëri”.
“Duke i dhënë zë diasporës mund të jetë sinjal për rikthimin e trurit dhe të diasporës në vend”, theksuan ata.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit