Dimri mund të shkaktojë ndërprerje energjie dhe fatura të larta
Evropa po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës, gazit e energjisë. Rritja e fortë e kërkesës pas pandemisë dhe problemet me prodhimin e furnizimet kanë ngritur shqetësimin për një valë krize në këtë prag dimri.
Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike kanë arritur nivele rekord, dhe pritet të shtrenjtohen për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë. Prej shtatorit, energjia elektrike në Gjermani dhe Francë, është rritur 30-50%.
Kjo rritje po përkthehet në fatura më të shtrenjta edhe për qytetarët në Britani, Spanjë e Itali, ndërsa një pjesë e Evropës nuk është prekur.
Furnizimi me gaz është kufizuar për Evropën nga Norvegjia e Rusia, duke ndikuar drejtpërdrejt tek elektriciteti. Të dyja vendet kanë pasur pengesa në shpërndarje, për shkak të kërkesës, por edhe problemeve teknike në fabrika.
Ndërkohë, gazsjellësi Nord Stream 2, i përfunduar muajin e kaluar, duhet të kalojë nëpër hallkat e certifikimit që të shpërndajë gaz.
Në mungesë të gazit, ndërmarrjet në Evropë, kompensojnë çmimet dhe furnizimin duke përdorur qymyr. Por edhe çmimi i qymyrit ka kapërcyer në nivele rekord e veç kësaj, shumë fabrika në Evropë janë mbyllur gradualisht për shkak të politikave të klimës, për të gjetur zgjidhje te energjitë e rinovueshme, përmes erës dhe paneleve diellore. Por energjia nga era sivjet nuk ka pasur rendiment, për shkak të verës së nxehtë.
Të mos harrojmë pandeminë, pasi rimëkëmbja ka tejshtuar nevojën për energji. Në shifra, gazi, karboni, energjia elektrike e nafta janë rritur nga 50 deri në 250%.
Ekspertët i druhen faktit se përveç faturave të larta, ky dimër, mund të shkaktojë ndërprerje energjie, dhe nga dita në ditë pasojat mund t’i vuajnë edhe qytetarët shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta