Disa shtete në Europë lehtësojnë masat anti-COVID

16 Shkurt 2022 | 08:04

Në ditët në vijim Holanda do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet kundër COVID-19. Numri i të infektuarve dhe shtrimet në spital janë ulur ndjeshëm.

Baret, restorantet dhe klubet e natës do të rinisin aktivitetin e tyre normal, siç ishin para pandemisë. Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në pjesën më të madhe të vendeve publike.

Sidoqoftë, qytetarët do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit, nëse janë shëruar nga COVID-19 ose kanë test negativ.

Në muajin dhjetor për shkak të variantit Omicron, qeveria holandeze vendosi disa nga masat më të ashpra në Evropë.

Por ndërsa shumë vende po heqin kufizimet, të tjera shtete ende po luftojnë për të vaksinuar popullsinë e tyre.

OBSH bën thirrje për një nxitje më të madhe në Evropën Lindore. Gjatë dy javëve të fundit rastet e Covid-19 janë dyfishuar në gjashtë vende.

Por, një efekt pozitiv i pandemisë ishte detyrimi për të punuar nga shtëpia, duke risjellë një ndryshim në praktikat e punës.

Sipas një rishikimi të ligjeve të punës, belgët tani do të kenë të drejtën të punojnë katër ditë në javë pa humbur pagën.

“Qëllimi është t’u japim njerëzve dhe kompanive më shumë liri për të rregulluar kohën e tyre të punës,” tha kryeministri Alexander De Croo

Por ndryshe është situata në Slloveni, punonjësit e shëndetësisë do të marrin masa shenjë proteste ndaj uljes së pagave në sektorin publik prej 5 për qind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026