Disa të vrarë e qindra të plagosur nga shembja e arenës së ndeshjes me dema

27 Qershor 2022 | 09:31

Të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur pasi një stendë u shemb gjatë një ndeshjeje me dema në Kolumbinë qendrore.

Mes viktimave janë dy gra, një burrë dhe një fëmijë, tha guvernatori i Tolima, Jose Ricardo Orozco. Zyrtari shëndetësor i rajonit tha se spitalet kishin trajtuar 322 persona nga të cilët katër ishin në kujdes intensiv, raporton BBC.

Ngjarja e së dielës ishte pjesë e festimeve të festivalit popullor San Pedro.

Presidenti në largim Ivan Duque tha se do të kishte një hetim, ndërsa presidenti i zgjedhur Gustavo Petro u kërkoi zyrtarëve vendas të ndalonin ngjarje të tilla.

“U kërkoj kryetarëve të bashkive të mos lejojnë më shumë ngjarje që përfshijnë vdekjen e njerëzve ose kafshëve”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026