Diskoteka e parë online, DJ hungarez mbledh mijëra të rinj me nismën e tij gjatë pandemisë
Përveç se bëri që shumë kompani të përshtateshin me punësimin në distancë, pandemia e COVID-19 detyroi edhe artistët të gjejnë mënyra alternative për të shprehur artin e tyre. Kështu, një DJ në Hungari ka krijuar një diskotekë online, ku marrin pjesë mijëra të rinj që nuk mund të frekuentojnë klubet e natës për shkak të epidemisë.
Kjo është një festë tipike që mund të mbahet gjatë pandemisë. Attila Szalai është një DJ i njohur në Hungari, me emrin e artit Tesco Disco. Këto ditë, në vend që të luajë në festivale e klube, ai po i organizon festat nga kuzhina e tij. Atij iu desh të investonte në kamera dhe pajisje të tjera për të nisur transmetimin online, por nuk fiton asnjë qindarkë. Sidoqoftë, pagesa nuk është qëllimi i tij.
“Është me rëndësi që audienca ta ndjejë se ne kemi nevojë për ta jo vetëm kur blejnë biletën, por edhe në kohë të tjera. Ne mund të bëjmë gjëra të bukura dhe kjo më bën mirë dhe mua”, u shpreh Attila Szalai për Euronews.
DJ-i filloi transmetimin online mbi një vit më parë dhe që atëherë krijoi një komunitet. Mbi një mijë persona e ndjekin atë gjithmonë dhe jo vetëm darkave. Herë pas here ai transmeton edhe ditën dhe i quan eventet festa zyre ose shtëpiake. Njerëzit që i bashkohen rrallë herë shihen në klube.
“Është e thjeshtë, këta njerëz kanë një familje. Për shkak të rrethanave, vendit ku jetojnë, apo një sërë arsyesh, ata nuk mund të shkojnë në klubet e natës të qyteteve të mëdha, por e adhurojnë muzikën”, tha Attila Szalai
DJ-ët janë më të cenueshëm nga pandemia se muzikantët. Duke qenë se shumica e tyre nuk marrin honorarë, të ardhurat e tyre janë zero pa koncerte.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta