Diskutimi për kufijtë në Ballkan, Stano: Çështjet e hapura të adresohen pa hyrë në terrene të rrezikshme

21 Prill 2021 | 12:37

Pas publikimit të një “letre” që thuhej të ishte e përpiluar nga kryeministri i Sllovenisë dhe i ishte dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ardhur reagimi i BE.

Qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian është që të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve do të zgjidhet bazuar në ligjet dhe parimet e BE-së pa u futur në aventura të rrezikshme.

“Duhet të punohet për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, që është edhe logjika e procesit të integrimit evropian. Të gjitha çështjet e hapura midis vendeve duhet të adresohen në një proces që nuk hyn në terrene të rrezikshme dhe mbështetet në ligjet dhe parimet e BE,” – tha  zëdhënësi i BE-së, raporton DW.

Një letër e tillë ku ishin përpiluar lëvizje të kufijve në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë e Kroaci është kundërshtuar ashpër nga Gjermania e kancelares Angela Merkel.

Ministri gjerman për Evropë ka thënë se çfarëdo rivizatimi i kufijve është rrugë e rrezikshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026