Disney shkarkon 28 mijë punonjës parqesh argëtimi, të mbyllura prej pandemisë

30 Shtator 2020 | 14:58

“Disney” do të shkarkojë nga puna 28 mijë punonjës nëpër parqet e ndryshme amerikane, për shkak të numrit të ulët të vizitorëve.

Rreth dy të tretat e punonjësve të shkarkuar janë me kohë të pjesshme, sipas deklaratës së lëshuar nga kompania.

Me nisjen e pandemisë, “Disney”u detyrua të mbyllë parqet e argëtimit në të gjithë botën. Të gjitha u rihapën, përveç Disneyland, edhe pse kompania u detyrua të kufizonte numrin e vizitorëve për të lejuar distancimin fizik.

Në një deklaratë për mediat, Josh D’Amaro, kreu për njësinë e parqeve, tha se këtë vendim të vështirë e morën për shkak të kufizimit të kapaciteteve dhe prej rritjes së pasigurisë gjatë pandemisë, dhe sepse shteti i Kalifornisë nuk i ka hequr kufizimet të cilat do të bënin të mundur rihapjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026