Dita Botërore kundër trafikimit, viktimat, aktorë kryesorë në luftën ndaj fenomenit

30 Korrik 2021 | 18:04

Të mbijetuarit e trafikimit janë aktorët kryesorë në luftën kundër kësaj dukurie, sepse ndihmojnë në krijimin e masave efektive për të parandaluar fenomenin, ndihmojnë në identifikimin, shpëtimin e viktimave dhe mbështetjen e tyre gjatë rehabilitimit.

Ky është përfundimi i raportit të OKB -së, pasi 30 korriku shënon Ditën Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Disa prej këtyre personave që kanë qenë viktima të trafikimit, udhëhoqën një marshim në Nigeri që kishte për qëllim nxjerrjen në pah të vuajtjeve të njerëzve të trafikuar.

“Kushdo që vdes hidhet (nga pjesa e pasme e kamionëve), nuk ka asnjë varrim, asnjë funeral. Ne vazhduam udhëtimin. Pas një jave dhe dy ditë në shkretëtirë arritëm në një qytet të quajtur Sabha, në Libi”, tregon Udekwe Kennedy Obinna, i mbijetuar nga trafikimi i qenieve njerëzore.

Viktimat shpesh përfundojnë në bordello, punojnë si shërbëtorë shtëpiakë ose punëtorë të cilët shfrytëzohen. Disa madje trafikohen në të gjithë botën dhe përtej kufijve.

“Njerëzit rekrutohen nga vende të ndryshme dhe çohen në vendet ku ata besojnë se i detyrohen dikujt. Ata i bëjnë të nënshkruajnë marrëveshje me 70.000 dollarë-80.000 euro dhe më pas u thonë ‘kjo është shuma e parave që kemi përdorur duke ju sjellë dhe derisa të paguani gjithçka nuk mund të jeni të lirë’”, thotë Josiah Emerole, drejtor i NAPTIP.

Evropa mbetet një destinacion kryesor ku shumë viktima përfundojnë në prostitucion. OKB vlerëson se rreth 25 milionë njerëz në mbarë botën janë viktima të trafikimit. Vitet e fundit, bashkëpunimet ndërkombëtare mes shteteve ka çuar në rritjen e arrestimeve të kontrabandistëve të njerëzve. Por aktivistët thonë se mund të bëhet shumë më tepër për të shpëtuar njerëz që kanë nevojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026