Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

5 Korrik 2026 | 19:40

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet e tyre në podium para Kryeministrisë. Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rreth orës 19:00.

Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit do nisin marshimin në rrugët e Tiranës, menjëherë pas mbylljes së fjalimeve.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre.

Edhe ditën e djeshme gjatë marshimit, protestuesit u ndalën para Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes, të zhvilluar pranë zonës së Parlamentit, ku një pjesë e këtyre të fundit janë liruar sot.

Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës shënoi një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan manifestimit në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026