Ditëlindja e Trump, tubime pro dhe kundër figurës së presidentit në SHBA
Tubime në mbështetje të Donald Trump, por edhe kundër tij, u mbajtën në shtete të ndryshme të Amerikës, teksa presidenti festoi 74-vjetorin e lindjes.
Në Florida, e konsideruar si shtëpia e dytë e Trump, u mbajtën disa nga tubimet më të mëdha.
Një grup varkash të lyera me të kuqe, të bardhë dhe blu lundruan në nder të tij.
“Mendoj se është e mrekullueshme. Tregon se i gjithë vendi e mbështet atë. Ndryshe nga disa republikanë që nuk e mbështesin, ne e mbështesim. Populli amerikan e mbështet”, u shpreh Georgie Thurmond, mbështetëse e Donald Trump.
“Jemi këtu për të mbështetur presidentin. Edhe 4 vjet të tjera. Përpara!”, tha Edwin Russe, simpatizant i Trump.
Sidoqoftë, një karvan protestuesish anti-Trump u verifikua po në Florida, në shenjë proteste ndaj racizmit dhe për të kërkuar reformimin e policisë.
Protestues u mblodhën gjithashtu përpara Trump International në Nju Jork dhe Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta