Ditët e fundit të Trump, vijojnë të shtohen kërkesat për largimin e tij nga zyra para 20 janarit
Disa ditë pasi protestuesit mësynë Kongresin, siguria është përforcuar rreth rezidencës së institucioneve federale në Washington, njohur ndryshe si Capitol Hill.
Një polic u vra gjatë trazirave ndërsa disa qytetarë i kushtuan atribute pranë portës së Kongresit.
Sa i përket largimit nga zyra të Presidentit në detyrë Donald Trump, demokratët janë ende të tronditur dhe po u bëjnë presion republikanëve për ta detyruar të japë dorëheqjen ose ata do të fillojnë një proces të ri fajësimi.
“Ai është një kërcënim i qartë për demokracinë tonë. Nëse ai nuk jep dorëheqjen, atëherë udhëheqësit e vendit tonë duhet të takohen dhe të ecin përpara me Amendamentin e 25-të për ta hequr nga detyra. Nëse ata nuk veprojnë, atëherë ky Kongres do të kthehet javën e ardhshme dhe ne do të vijojmë me fajësimin e dytë të Donald J. Trump,” – u shpreh republikania Carolyn Maloney
Autoritetet kanë njoftuar arrestime të reja ndërsa shfaqen detaje të reja dhe materiale grafike që tregojnë dhunën e protestuesve gjatë 6 janarit.
Shumë nga imazhet u morën nga vetë protestuesit, pak prej të cilëve kishin maska anti-covid çka lejon identifikimin e tyre.
Disa u munduan të binin në sy duke postuar fotot në rrjetet sociale.
Por mbështetësit e “Pro-Trump” nuk dorëzohen dhe rreth 100 të tillë u mblodhën në St.Paul për të protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit oficerët ishin në gatishmëri për të shmangur çdo lloj trazire.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta